Në Bashkinë Dibër kandidojnë 3 emra për të drejtuar fronin lokal. Deri tani janë numëruar 30 nga 99 kuti dhe kryeson kandidati socialist Rahim Spahiu me 68.3% të votave. Ndërsa kandidati i BF Ismail Uka është rreth 26.5% ndërsa kandidati i PD Naim Gazidede është 5.2%.
Në bashkinë Klos deri më tani janë numëruar 24 nga 27 kuti dhe kandidatja e Partisë Socialiste Valbona Kola kryeson me 55.6% të votave, ndërsa rivali i sa Bedri Hoxha nuk i kalon 44.4%.
Në Bashkinë Mat Agron Malaj i PS shkon drejt fitores me 31 kuti të numëruara nga 49 gjithsej, me mbi 67.% të votave ndërkohë që rivali i tij Skënder Gjuci i BF shkon 33 % të votave.
Bashkia Bulqizë ka 49 qendra votimi dhe deri tani janë numëruar 31. Edhe këtu kryeson kandidatja e PS Festime Mjeshtri me 60.6% të votave, ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Defrim Fiku shkon 39.4%.