Në Bashkinë e Lezhës janë numëruar 56 nga 126 kuti votimi në total dhe kryeson kandidati i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu me 52.66% ose 7.420 vota, ndërkohë që kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Pashk Gjoni ndjek me rezultat të ngushtë me 47.34% ose 6.670 vota.
Bashkia Mirditë ka 48 kuti votimi gjithsej dhe deri tani janë hapur 27. Kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Mëlyshi që ka marrë deri më tani 53.92 % të votave të numëruara. Sakaq, kandidati i PS, Ndrec Dedaj është në kuotat e 46.08%.
Nga Bashkia e Kurbinit janë numëruar 18 nga 74 kuti kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Majlinda Cara me 55.37% ose 3.327 vota përkundrejt 44.63 % ose 2.682 vota të kandidatit të opozitës Behar Haxhiu.