Zgjedhjet e 14 majit po dëshmojnë një pjesëmarrje tepër të ulët, ku deri në orën 15:00, vetëm 29.51% e qytetarëve me të drejtë vote u janë drejtuar kutive.
550 mijë e 812 persona kanë shprehur vullnetin e tyre, për kandidatin që duhet të drejtojë bashkinë e zonës së cilës i përkasin.
Krahasimisht me vitin 2021, kur në Shqipëri u mbajtën zgjedhje vendore, numri i votuesve është 9% më i ulët, ose rreth 90 mijë votues më pak.