Gazeta ruse Kommersant raportoi se dy avionë luftarakë rusë dhe dy helikopterë ushtarakë u rrëzuan të shtunën pranë kufirit me Ukrainën, gjë që do të ishte një sukses spektakolar për Kievin nëse konfirmohej, shkruan Reuters.
Kommersant raportoi në faqen e saj të internetit se gjuajtësi-bombardues Su-34, gjuajtësi Su-35 dhe dy helikopterë Mi-8 përbënin grupin e sulmit dhe u “shkatërruan pothuajse njëkohësisht” në një pritë në rajonin Bryansk në kufirin me Ukrainën.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS ka bërë të ditur se në atë rajon është rrëzuar një avion luftarak rus Su-34, por nuk ka saktësuar shkakun, ndërsa është raportuar se një zjarr në motorin e helikopterit ka shkaktuar rrëzimin në afërsi të Klincit, rreth 40 km nga kufiri.