Banka e Anglisë ngriti normat e interesit në nivelin më të lartë që nga fundi i vitit 2008, duke luftuar me inflacionin e lartë në MB.
Vendimi i komitetit nëntë anëtarësh të politikës monetare të Bankës për të rritur me një çerek pikë përqindjeje në 4.5 për qind normën kryesore të interesit ishte i pritshëm në tregjet financiare.
Është rritja e 12-të radhazi, raporton agjencia AP.
Banka të tjera qendrore të mëdha si Rezerva Federale e SHBA dhe Banka Qendrore Evropiane po rrisin gjithashtu normat e interesit për të ulur normat e inflacionit nga nivelet më të larta të disa dekadave.
Banka e Anglisë filloi të rrisë normat e interesit në fund të vitit 2021 nga niveli më i ulët prej 0.1 për qind për të kontrolluar rritjen e çmimeve që ishin rezultat i heqjes së kufizimeve për shkak të koronavirusit dhe më pas pushtimit rus në Ukrainë, i cili çoi ndaj rritjes së çmimeve të energjisë.
Banka, qëllimi i së cilës është të mbajë inflacionin afër dy për qind, njoftoi se inflacioni, i cili tani është pak mbi dhjetë për qind, ndoshta do të bjerë në afër pesë për qind deri në fund të vitit.
Në dokumentet që shoqërojnë vendimin e sotëm, Banka bën të ditur se çmimet e ushqimeve kanë mbetur më shumë se sa pritej dhe se pret që inflacioni i çmimeve të konsumit të bjerë më ngadalë se sa mendohej.