Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk i vjen aspak keq që opozita dhe Partia Demokratike më specifikisht, është dobët.
Ai thotë se jo vetëm që nuk ndihet përgjegjës, por thotë se “ka punuar” që përballë të ketë një kundërshtar të dobët.
“Më tha një gazetar nga Kosova a ndjeni përgjegjësi që opozita është e dobët? Unë për atë punoj që opozita të jetë sa më e dobët, por ama në fund nuk është faji im, se këtë punë ka kundërshtari. Ishte dita e parë në parlament atëherë duke lexuar programin e parë të qeverisë, më thanë “qeveria të japë dorëheqjen” dhe ua kam thënë nëse keni ardhur me këto mend do dëgjoni programin e mandatit të dytë, të tretë se duhet të nxirrni mësim se pse humbët”, tha Rama në Shkodër.
Ai e sheh si zgjidhje që e djathta të ringrihet, largimin e Sali Berishës.
“E vetmja mënyrë që e djathta të ekzistojë është që të hapet rruga”, tha Rama.
Në Shkodër, Rama mbylli takimet në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.