Ngrënia e një vakti në “buzë të hapësirës” tashmë mund të jetë një realitet dhe e realizueshme vitin e ardhshëm. Kompania franceze Zephalto, e themeluar nga ish-kontrolluesi i trafikut ajror Vincent Farret d’Astiès, aktualisht po shet “bileta për një rezervim paraprak” për udhëtimet e ardhshme në një kapsulë, të quajtur Celeste, e bashkangjitur në një tullumbace stratosferike.
Kjo kapsulë do të ngjitet në një lartësi prej rreth 15.5 miljesh (25 km), duke i lejuar mysafirët të mrekullohen nga pamja. Jo vetëm pamje, por udhëtarët do të kenë mundësi të pinë dhe të konsumojnë një vakt.
Biletat e rezervimit paraprak shkojnë 10,000 euro dhe u japin blerësve një shans për të rezervuar një vend sa herë që biletat për një udhëtim të tillë do dalin në shitje. Në total, një udhëtim në “Celeste” do të kushtojë 120 mijë euro.
Zephalto i tha CNN Travel se vendet në bordin e fluturimeve për 2024 janë rezervuar, e ndërsa kanë nisur rezervimet për 2025.
Celeste premton të transportojë gjashtë pasagjerë dhe dy pilotë në lartësinë maksimale në vetëm 90 minuta, me një shpejtësi prej katër metrash në sekondë. Kapsula më pas do të “notojë” mbi Tokë për tre orë – mjaftueshëm për të shijuar një vakt dhe disa gota vere të mira franceze.