Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Kështu, duke nisur nga sot nafta, benzina dhe gazi do të kushtojnë me shtrenjtë.
Më konkretisht nga sot, nafta dhe benzina do të shiten 173 lekë për litër e ndërsa gazi 63 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hynë në fuqi në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër”, thuhet në njoftim.