Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të ketë personazhin kryesor në podcastin e tij “Flasim”, një vajzë e cila është pjesë e një industrie që është e njohur si një “industri burras”. Ajo është Arjeta Puca.
Puca është bashkëthemeluese e “TIMAK”, kompani që prodhon dhe shet makineri ndërtimi, aksesorë të pjesëve dhe automjete të specializuara për mjetet e shërbimit publik, por gjithashtu edhe një e apasionuar pas garave me motor e së shpejti edhe garuese në Rally Albania!
“Për turpin tim e kam njohur pak ditë, pak më shumë se një javë më parë, jam në dispozicion dhe do ishte një nder shumë i madh nëse do më shënoje në kompanitë tënde si hamall, pa pagesë, për të mbartur peshën e mbështetjes dhe për të shtyrë përpara për krijimin e Ferrari from the Ballkans”, tha Rama.
“Mund ta prodhojmë komplet me mjetet tona, nga fillimi deri në fund”, u përgjigj ajo.