Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në Has, ku kandidatit të PS-së për Bashkinë Has i është djegur automjeti në garazhdin e tij. Mjeti i Beqir Mulajt dyshohet se është djegur qëllimisht.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:04 në aksin rrugor “Krume-Golaj”. Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka automjetit të kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes.