Policia e Tiranës ka vendos në pranga 52-vjeçarin Kristo Agalliu dhe ka nisur procedimin penal për 61-vjeçarin Agron Duraj pasi këto shtetas janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik.
Sipas burimeve i arrestuari dhe i proceduari po bisedonin për shit-blerje votash për Partinë e Lirisë.
Agron Duraj po bisedonte me koordinatorin e LSI në Kuçovë dhe i thoshte se do të sillte votues nga Kuçova drejt Tiranës kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra për 4 vota, nga të cilat 50 mijë lekë do të përdoreshin për naftë.