Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 24 maj seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu. Seanca ku prokuroria do duhet të jepte pretencën, nuk u zhvillua për shkak të mungesës së dy avokatëve të ish-ministrit.
Procesi ndaj ish ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim dhe “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak, ndodhet në fazën e paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare të SPAK.
Ndërkohë, Zamira Durda, nëna e një prej viktimave, dorëzoi sërish një kërkesë në gjykatë për t’i bërë pjesë e procesit. Gjykata e Posaçme më herët nuk pranoi që familjarët e viktimave të Gërdecit të ishin pjesë e procesit.