Qeveria pezullon projektin strategjik “Mediterraen Wave” me vlerë 50 mln euro tek Plazhi i Gjeneralit. Sipas vendimit, kompania private duhet të rishohë planin duke reduktuar sipërfaqen e projektit dhe të përfshijë zërin e investimeve në gjelbërim. Ato theksojnë se projekti duhet të përfshijë edhe një plan të qartë gjelbërimi për zonën ku do të zbatohet.
“Subjekti investues “Mediterranean Wave” sh.p.k. të rishikojë dhe të paraqesë një gjurmë të re të ndërtimit të projektit të investimit strategjik “Mediterranean Wave.” Gjurma e re e rishikuar, nuk duhet të shtrihet jashtë gjurmës së miratuar me Vendimin e vitit 2021 dhe nuk duhet të jetë më e madhe se 10 ha,” thuhet në vendimin Komiteti të investimeve Strategjike.
Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili përbëhet nga Kryeministri Edi Rama, zv/Kryeministrja Belinda Balluku, Ministrja e Bujqësisë Frida Krica, ajo e Turizmit, Mirela Kumbaro etj, sqaron se deri në përmbushjen e detyrimeve statusi strategjik i subjektit aplikues do të jetë i pezulluar.