Qeveria shqiptare ka hapur procesin e konsultimit për një ligj për të nxitur prodhimin dhe përdorimin e Burimeve të Rinovueshme të Energjisë për sektorin e Transportit.
Kjo, nëpërmjet përdorimit të biokarburanteve për motorët me djegie të brendshme, si pjesë e procesit të përafrimit me acquis të BE-së si pjesë e rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
Lajmi u bë i ditur nga faqja “Euractiv”.
Brenda BE-së, biokarburantet janë një temë e nxehtë që ka shkaktuar përçarje mes të djathtës dhe të majtës në nivel shteti anëtar. Por në Shqipëri projektligji është paraqitur për konsultim me pak reagim, pozitiv apo negativ.
Biokarburantet janë lëndë djegëse të lëngshme dhe përbërës të përzier që prodhohen nga burime të rinovueshme si biomasa.
Ato përdoren kryesisht si lëndë djegëse transporti, por mund të përdoren gjithashtu për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes.
Deri në vitin 2030, BE synon të rrisë pjesën e energjisë së rinovueshme në transport në të paktën 14%, duke përfshirë një përqindje minimale prej 3.5% të biokarburanteve të avancuara.
Vendet e BE-së duhet të vendosin një detyrim për furnizuesit e karburanteve për të siguruar arritjen e këtij objektivi. Ajo gjithashtu dëshiron të ndalojë shitjen e makinave të reja me naftë dhe gaz deri në vitin 2015, duke i dhënë fund efektivisht makinës me motor me djegie.
Ligji do të kërkojë gjithashtu të rregullojë importin dhe eksportin në lidhje me sektorin, ruajtjen e tyre dhe procesin e licencimit për ata që i prodhojnë ato në vend.