Një 22-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Kavajës pasi ka braktisur foshnjën e saj. E reja braktisi fëmijën disa javësh pasditen e të shtunës në plazhin e Golemit.
Foshnja është dërguar në pediatrinë e spitalit të Durrësit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia njofton se po punon për shoqërimin e 22-vjeçares, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes.