Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, është shprehur se homologu i tij rus, Vladimir Putin duhet të dënohet për krime lufte. Një gjë të tillë, sipas tij, do ishte një fitore.
“Putin është ai që meriton të dënohet për veprime kriminale në kryeqytetin e së drejtës ndërkombëtare. Jam i sigurt se do ta shohim këtë të ndodhë kur të fitojmë”, tha ai.
Ai u shpreh i bindur se pas përfundimit të luftës Ukraina do të anëtarësohet në NATO.
“Ne jemi realistë – e dimë se nuk do të jemi në NATO gjatë luftës, por kemi një mesazh shumë të qartë se do të jemi në NATO pas luftës”, tha ai.