Arrestohet një punonjës policie. Burime nga policia bëjnë me dije se shefi i policisë Pustec. Nënkomisar Spartak Fejzaj është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dhe po ashtu është përfshirë në një aksident rrugor me një autobus.
Mësohet se nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen. Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.