Një fermer ukrainas ka shpikur një mënyrë origjinale për të hequr minat e mbetura në arat e tij duke e pajisur traktorin e tij me pllaka mbrojtëse të marra nga tanket ruse të shkatërruara dhe një sistem telekomandimi, raporton agjencia Reuters.
Pasi forcat ruse u dëbuan nga pjesë të Ukrainës lindore vitin e kaluar, shumë fusha mbetën me mina tokësore dhe mina antitank, duke penguar shumë fermerë që të fillonin mbjelljen e të korrave.
Fushat përreth fshatit Hrakovo nuk bëjnë përjashtim, prandaj Oleksandr Krivtsov, menaxher i përgjithshëm i një kompanie bujqësore vendase, vendosi të mos presë ndihmën e çminuesve ukrainas të mbingarkuar për të pastruar fushën e tij.
Në vend të kësaj, ai projektoi një traktor të blinduar me telekomandë që mund të përballojë shpërthimet e minave.
“Këtë kemi filluar ta bëjmë vetëm se është koha e mbjelljes dhe nuk mund të bëjmë asgjë pa shërbimet e shpëtimit, të çminimit, të cilat janë shumë të ngarkuara. Shpërthuam një minë antitank. Roja u dëmtua, por traktori mbeti i padëmtuar. Të gjithë është gjallë dhe i sigurt”, tha Krivtsov për Reuters.