Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mesditën e kësaj të marteje në qytetin e Shkodrës. Viktimë ka mbetur Petrit Vuksani, 51-vjeç.
Autori është kushëriri i tij, i identifikuar si Lekë Vuksani, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi u largua menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Nga sa raportohet shkak është bërë qiraja e papaguar nga ana e autorit.
Mësohet se, autori rrinte me qira te shtëpia e Petrit Vuksani.
Ai ka shkuar te banesa e tij për t’i marrë lekët e qirasë, por në debat e sipër, autori i dyshuar Lek Vuksani e ka qëlluar dhe është larguar. Petrit Vuksani kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Anglia.