Geoffrey Hinton, i cili është quajtur ‘babai i inteligjencës artificiale ’ ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij në Google. Ai punoi me kohë të pjesshme në këtë kompani për një dekadë por që atëherë ai ka pasur shqetësime për zhvillimin e teknologjisë. 75-vjecari ka përmendur faktin se inteligjenca artificiale do të shkurtojë shumë vende pune në mbarë botën .
Ai shprehet se disa nga programet e inteligjencës artificiale mund të jenë të rrezikshme.
“Unë mendoj se inteligjenca artificiale nuk duhet zhvilluar më shumë derisa të kuptojmë nëse mund ta kontrollojmë plotësisht atë.” – është shprehur ai.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se dhe mosha e tij ka luajtur rol në vendimin për t’u tërhequr nga gjiganti i teknologjisë.