Big Brother tashmë ka kaluar në një tjetër nivel. Sot faqja zyrtare ka njoftuar se natën finale e cila do të bëhet në studio do të ketë mundësi që të marrë pjesë kushdo, por hyrja do të jetë me pagesë!
Sa është pagesa? As më shumë se as më pak se 500 euro. 500 euro është minimalja, pra ky është çmimi dysheme, pasi ka edhe bileta të tjera më të shtrenjta.
“Nëse dëshironi të ndiqni finalen e spektaklit të jashtëzakonshëm, të takoni nga afër banorët tuaj të preferuar dhe t’i bashkoheni festës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,
Rezervoni biletën tuaj. Për arsye sigurie, vendet janë të limituara. Biletat fillojnë nga 500 EURO”, thuhet në njoftim.
Finalja e madhe do të jetë në 6 maj.