Reperi amerikan MoneySign Suede u gjet i vdekur në dushin e një burgu në SHBA, ngjarje për të cilën hetuesit kanë nisur hetimet për vrasje me dashje. Sipas TMZ, reperi nga Los Anxhelosi ishte dërguar në burgun e Soledad në Kaliforni teksa priste vendimin përfundimtar të gjykatës për dy akuza për armëmbajtje.
Avokati i MoneySign Suede, Nicholas Rosenberg deklaroi se i kishin thënë zyrtarisht që klienti i tij ishte goditur me thikë në dush. Ndërsa një tjetër i burgosur tha se reperi ishte gjetur në një zonë të burgut ku qëndronin të burgosurit e zakonshëm.
Reperi ishte dënuar me 32 muaj burg. Ai ishte dorëzuar në polici dhjetorin e kaluar dhe shpresonte të dënohej përfundimisht me 2 vite burg.