Fetie Kasa, ish-kampionia e peshëngritjes është dorëhequr nga Policia e Vlorës, ku prej vitesh ishte në radhët e forcave “Shqiponja”. Mësohet se shkak për këtë është bërë një operacion i dështuar, ku i iku nga duart Inez Hajrulla, një person me precedentë penal dhe disa miq të tij.
Furgoni i Shqiponjave me 4 efektivë, pjesë e së cilës ishte dhe Fetie Kasa ka marrë urdhër për të ndjekur dhe ndaluar një makinë që ka bërë manovra të rrezikshme në rrugë.
Ato kanë bërë të mundur ndalimin e makinës, por kanë pasur një përplasje ku Inez Hajrulla ka marrë me forcë një nga miqtë e tij nga furgoni i policisë. Më pas efektivët e Shqiponjave kanë ndjekur makinën dhe kanë shkuar drejt bazës së Hajrullës, ku bën të mundur arrestimin e njërit prej tyre e ndërsa 3 të tjerë, mes tyre edhe Inez Hajrullën u largua.
Në bazën e këtij grupi kriminal u gjendën armë dhe radio policie.