Policia ka finalizuar ditën e sotme operacionin “Tempizëm 23” ku kanë arrestuar Erzen Prendin dhe Anisa Ramaj nga Tirana si dhe 34-vjeçarin Beqir Hasani nga Shkupi.
Të arrestuarit akuzohen për trafikim klandestinësh si dhe kultivimi të paligjshëm të bimëve narkotike. Në Pezë Helmes shërbimet e komisariatit nr.6, evidentuan në një banesë 9 emigrantë të cilët do të transportoheshin me pagesë drejt kufirit me Malin e Zi. Të arrestuarit dhe 2 të shpallurit në kërkim merrnin klandestinët nga Saranda dhe i strehonin disa ditë në Pezë Helmes dhe më pas dërgoheshin në Shkodër, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së 35-vjeçarit Prendi, u gjetën të strehuar 9 emigrantë të paligjshëm, ndërsa në oborr 114 kubikë me fara kanabisi gati për tu kultivuar.