Borxhi i Eurozonës në tremujorin e katërt të vitit 2022 arriti në 91,6 për qind të PBB-së së saj, që është 1,4 për qind më pak se në fund të tremujorit të tretë, njoftoi Eurostat.
Në tremujorin e katërt të një viti më parë, në vitin 2021, borxhi i eurozonës ishte në nivelin 95.5 për qind të PBB-së së saj.
Borxhi i Bashkimit Evropian, në të cilin jo të gjithë anëtarët e kanë pranuar euron, në tremujorin e katërt të vitit 2022 arriti në 84 për qind të PBB-së së tij, që është më pak në krahasim me tremujorin paraardhës, kur ishte 85.1 për qind.
Krahasuar me tremujorin e katërt të 2021, borxhi i BE-së ra me katër për qind.
Në tremujorin e katërt të vitit 2022, borxhi kombëtar më i lartë në vendet e BE-së u regjistrua në Greqi, ku arriti në 171,3 për qind të PBB-së së vendit, e ndjekur nga Italia (144,4 për qind), Portugalia (113,9 për qind), Spanja (113,2 për qind), Franca (111.6 për qind) dhe Belgjika (105.1 për qind).
Rezultatin më të mirë në Bashkimin Evropian në tremujorin e katërt të vitit 2022 e shënoi Estonia, ku borxhi kombëtar arriti në 18.4 për qind të PBB-së.
Në vendin e dytë është Bullgaria (22,9 për qind), dhe në vendin e tretë është Luksemburgu (24,6 për qind).