Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në vendimin e tij, thotë se emri i Sali Berishës nuk mund të jetë në fletët e votimit krah koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ sepse ligjërisht ai dhe grupimi i tij politik nuk janë pjesë e koalicionit në këto zgjedhje. KAS thotë se në marrëveshjen e koalicionit partia udhëheqëse është Partia e Lirisë.
“(…) Ligjërisht deputeti Sali Berisha dhe grupimi i tij politik nuk jenë pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pasojë deputeti Sali Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij. (…) Sipas marrëveshjes së koalicionit “Bashkë Fitojmë” të datës 15.03.2023, partia udhëheqëse e tij është Partia e Lirisë. “Parti udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor, është Partia e Lirisë” thuhet në këtë marrëveshje. Kjo do të thotë se palët e marrëveshjes kanë pranuar me vullnet të lirë, në momentin e krijimit të koalicionit, se për zbatimin e nenit 65 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të njohë dhe pranojë Partinë e Lirisë dhe
kryetarin e saj, z. Ilir Metaj si përfaqësuesit zyrtarë të koalicionit. (…)Për këtë arsye këto vendime duhet të ndryshohen”, thuhet në vendim.
Ishte koalicioni opozitar që kërkoi emrin e Sali Berishës dhe jo të Ilir Metës, por kjo kërkesë e tyre u hodh poshtë.