Komisioni i Disiplinës në federatën e basketbollit ka dënuar me gjobë 110 mijë lekë Partizanin. Kjo erdhi për shkak të sherrit të basketbollisteve në derbin me Tiranën.
Sipas këtij komisioni, për shkak të mungesës së pamjeve filmike, basketbollistet e përfshira në sherr janë dënuar vetëm me gjobë dhe jo përjashtime.
Ndërkohë vetë federata e basketbollit ka kërkuar ndjesë për atë që ndodhi dhe bën thirrje që të rrespektohen vlerat njerëzore pasi misioni i sportit është bashkimi.