Gjykata e Posaçme ka lënë në burg nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Ramazan Rraja.
Ramazan Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho. Ramazan Rraja nuk ka pranuar të ketë lidhje me atentatin e ndodhur 1 nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit. Më herët për ngjarjen e Shkozetit janë arrestuar 5 persona në Shqipëri. Plaurent Derishaj dhe Dritan Shkëmbi sipas informacioneve ndodhen në Dubai, ndërsa Julian Meçaj vijon të jetë ende në kërkim.
Raportohet se përveç akuzës së vrasjes së mbetur në tentativë ndaj prokurorit, Ramazan Rraja akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje pasi në momentin e arrestimit, atij ju gjet një armë tip pistoletë.