Nga dita e diel, drejtimi i automjeteve në Unazën e Madhe në zonën e Astirit do të ndryshojë. Kjo ka ardhur për shkak të punimeve në lotin e tretë.
Referuar njoftimit zyrtar, automjetet që vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, aksi kryesor, në drejtim të Astirit do të devijojnë majtas sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
Automjetet që kanë destinacion Qendrën, Laprakën, Astirin do të marrin daljen e autostradës pa u futur në nënkalimin e Astirit. Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe Aeroportin do të vazhdojnë drejt përgjatë unazës Loti 3️ duke vazhduar lëvizjen drejt.
Automjetet që vijnë nga kryqëzimi i Astirit (rruga dytësore) në drejtim të Pallatit me Shigjeta dhe që kanë destinacion Elbasanin, do të marrin daljen për në rrugën kryesore duke vazhduar sipas sinjalistikës. Automjetet që vijnë nga aksi kryesor nuk do të kenë ndryshim lëvizjeje.
Ky devijim do të jetë në fuqi për një periudhë dymujore.