Alban Bejo dhe Fatmir Bejo janë dy vëllezërit që në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, për shkak të një borxhi, morën peng Gjergji Felën biznesmen në fushën e ndërtimit. Autori i arrestuar Alban Bejo pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh.
Gjergji Fela, 47 vjeç, u paraqit në spital për shkak se ishte dhunuar nga dy vëllezërit. Duke qenë se ai kishte dëmtime të shumta në trup dhe fytyrë, kanë qenë autoritetet spitalore ato që kanë njoftuar shërbimet e policisë duke referuar rastin si dhunë ndaj biznesmenit.
Pas ardhjes se forcave të policisë, biznesmeni nuk ka pranuar fillimisht që të jap detaje, por më pas është bindur dhe ka kallëzuar se kanë qenë dy vëllezërit Bejo që e kanë marrë peng për shkak të një borxh.
Pengamarrja ka zgjatur për disa orë, ku dy vëllezërit e kanë dhunuar dhe kërcënuar biznesmenin për t’u kthyer borxhin 25 mijë eurosh.
Në kërkim nga policia është shpallur vëllai tjetër Fatmiri. Të dy Bejot rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, kryesisht për organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.