Në muajin Mars 2023 numërohen 91 aksidente rrugore nga 101 të ndodhura në muajin Mars 2022. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 9,9 %.
Sipas INSTAT-it, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 118 persona nga 145 në muajin mars 2022.
Shkak për aksidentet kryesisht mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve ku për marsin në, 80,2 % të rasteve, aksidenti ka ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,8% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 6,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Premte, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të Shtunave. Në muajin Mars 2023, 41,8% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 17:00-24:00”, raporton INSTAT.
Referuar INSTAT-it, aksidentet rrugore, në 80.2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 30.8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 6.7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Numri i të aksidentuarve është 360 persona nga 392 persona të aksidentuar në tremujorin e parë të vitit 2022. Aksidentet rrugore, në 19,4 % të rasteve, në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 41,7 %”, vlerëson INSTAT.