Një ndezje drite në qiell mbi kryeqytetin ukrainas të mërkurën në mbrëmje bëri bujë.
Administrata ushtarake e qytetit të Kievit hodhi poshtë mundësinë që ndezja të ishte rezultat i një sulmi ushtarak rus dhe agjencia hapësinore amerikane NASA mohoi një raport se anija e saj kozmike ishte shkaku.
Administrata njoftoi se të mërkurën rreth orës 22:00 regjistroi “një objekt të panjohur duke rënë nga ajri”.
“Pas verifikimit dhe sqarimit, informacionet e pakonfirmuara për përdorimin e mundshëm të avionëve armik apo sulm ajror me armë raketore janë përjashtuar”, ka thënë administrata në Telegram.
Yesterday, Kyiv saw another kind of threat from the air. A huge flash of light was seen over the city in the evening as an object fell from the sky; apparently, it was a meteor pic.twitter.com/dwm4pI1bZH
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) April 20, 2023
“Megjithatë, shkëlqimi shumë i fortë që lindi pas rënies së objektit të panjohur ka emocionuar qytetarët dhe ka shkaktuar shqetësim”, shton ai.
“Nuk është sulm me raketa, mbrojtja jonë kundërajrore nuk ka përdorur armë në dispozicion”, theksojnë ata.
Raportet e mëparshme sugjeruan se ishte një satelit i NASA-s, por administrata deklaroi se agjencia hapësinore mohoi se ishte anija e tyre kozmike.
“Ekspertët duhet të zbulojnë se çfarë është saktësisht”, thanë ata.
Në një deklaratë të lëshuar të enjten, NASA tha se një nga anijet e saj kozmike – Reuven Ramaty High Energy Solar Spectroscopic Imager – është çmontuar dhe pritet të rihyjë në atmosferën e Tokës në prill, më shumë se 20 vjet pas lëshimit të saj.
Një satelit i “vdekur” i NASA-s 270 kilogramësh do të bjerë në Tokë sot ose nesër
“NASA pret që shumica e anijes kozmike do të digjet gjatë udhëtimit të saj nëpër atmosferë, por disa komponentë do t’i mbijetojnë rihyrjes. Rreziku i dëmtimit të Tokës është i ulët”, tha agjencia amerikane.
Një zëdhënës i NASA-s u tha gazetarëve të mërkurën se sateliti i përmendur ishte ende në orbitë në kohën e ndezjes mbi Kiev.
Megjithatë, ukrainasit ndanë shaka në rrjetet sociale se ishte një kapitull i ri i luftës – një pushtim alien.