Saida, nëna e Achraf Hakimit ka bërë disa deklarata të diskutueshme për mediat marokene në të cilat nuk duket të kishte përshtypje të mirë për ish-bashkëshorten e futbollistit, Hiba Abouk.
Nëna e lojtarit të PSG-së ishte pronare, me dëshirën e lojtarit e të gjithë pasurisë së tij, diçka që ajo vetë siç rrëfeu, nuk e dinte. Mirëpo, Saida e ka justifikuar plotësisht vendimin e Hakimit dhe i ka hedhur thumba drejt aktores, ish-partneres së të birit, raporton Marca.
Është e qartë se nëna e tij nuk sheh asnjë problem me veprimet e djalit të saj. Ditët e fundit mediat franceze kanë raportuar se aktorja ka marrë gjysmën e pasurisë së futbollistit, me një pagë në Paris Saint Germain rreth dhjetë milionë euro në vit. Kjo nuk është konfirmuar apo mohuar nga Abouk për momentin. Sido që të jetë, aktorja i është përgjigjur atyre që pretendojnë se do vetëm pasurinë e lojtarit.