Një grua shqiptare është gjetur e vdekur mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në Scaldasole, Pavia. Anila Ruçi, 38 vjeç me origjinë shqiptare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Via Piave 14, në qendër të qytetit. Mediat italiane shkruajnë se viktima dyshohet se është goditur me thikë.
Anila Ruçi jetonte prej rreth një viti në shtëpinë që e kishte me qera ku u gjet e pajetë. Jashtë shtëpisë ndodhej miku i saj të cilën Anila Ruçi e kishte prezantuar si vëllanë e saj , gjithashtu u godit me thikë. Osman Bilyhu u shpëtua dhe u dërgua në spital.
Sipas mediave gruaja punonte si kujdestare në një shtëpi. Disa kalimtarë deklarojnë se e kishin parë disa herë duke shëtitur qenin, por teksa kishin kërkuar të komunikonin me atë ajo kishte qenë shumë e rezervuar. Autoritetet kanë hapur hetimet për të kuptuar shkaqet dhe se kush qëndron pas ngjarjes.