Ditën e sotme do të jemi sërish nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të zhvillohen në mesditë, duke u pasuar me reshje shiu kryesisht përgjatë relieveve malore. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s. Dallgëzimi në Detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 7°/15°C, në zonat e ulëta 9°/21°C dhe në zonat bregdetare10 °/20°C.