Ramazan Rraja, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut është arrestuar. Ramazan Rraja ka qenë në Dubai, ndërsa përmes informacioneve të siguruara nga SPAK është arritur të lokalizohet. Sapo është mësuar që ai ka mbërritur në Shqipëri është mbajtur nën vëzhgim deri mbrëmjen e kësaj të mërkure kur është kapur tek “Ura e Gjolës”.
Mësohet se ka qenë i vetëm duke ecur në këmbë ndërsa me vete kishte një pistoletë.
Ramazan Rraja është një personazh i njohur. Ai është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Në 20 janar 2023 për atentatin ndaj Ndojës u arrestuan Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Në 22 shkurt u arrestua në Abu Dhabi Amar Dritan Shkëmbi, në kërkim për atentatin janë edhe Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj.