Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme pranë portit të Shëngjinit ku për pasojë është vrarë me armë zjarri një person.
Viktima është identifikuar si Ardian Nikulaj. Ngjarja ka ndodhur në lokal pranë portit, i cili ishte në pronësi të viktimës.
Ardian Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë. Ai ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërkohë, Nikulaj ishte edhe pjesë e listës për këshilltar bashkiak në këto zgjedhje që do të mbahen në 14 maj nën siglën e PSD së Tom Doshit.