Kryeministri Edi Rama ka dalë mëngjesin e sotëm nga ambientet e spitalit të QSUT pas ndërhyrjes urgjente që bëri në orët e para të mëngjesit të 17 prillit për heqjen e apendicitit.
Kreu i qeverisë ka lënë ambientet e QSUT herët në mëngjes rreth orës 06:00 por pa dhënë më tepër detaje. Edhe në ambientet e spitalit nuk ka prani të forcave të Gardës, apo sigurim të shtuar.
Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me apendicitit akut, ndaj duhet t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.