Shprehja “hedhja e parave në kanal” nuk është përdorur kurrë kaq mirë.
Teksa voziste në një autostradë në Oregon, një amerikan rreth të tridhjetave hodhi nga dritarja jo më pak se 200 mijë dollarë, ekuivalente me 180 mijë euro, raporton kanali amerikan ABC.
Dhe kjo dhuratë nuk ka kaluar pa u vënë re.
Fluturimi i kartmonedhave krijoi shpejt kaos në autostradë, pasi disa shoferë dolën nga automjetet e tyre për të mbledhur një pjesë të shumës.
Oregon man drains his family's bank account and tosses $200,000 out of his car onto highway to “bless others'” 😳💰 pic.twitter.com/Uwl0fe93rp
— Daily Loud (@DailyLoud) April 14, 2023
Shumë kërkues të lekëve ende bredhin në zonë deri në mbrëmje vonë, me elektrik dore në duar, megjithëse Policia e Shtetit të Oregon tha që kalimtarët kishin “bërë një punë mjaft të mirë për të pastruar gjithçka”.
Por cili ishte qëllimi i 38-vjeçarit Colin Davis McCarthy? Për t’i “ndarë me të tjerët”.
Pikërisht për këtë arsye ai ka zbrazur llogarinë bankare që ndante me familjarët e tij, të cilët nga ana e tyre nuk e panë mirë situatën.
Këta të fundit, për më tepër, u kërkuan të gjithë atyre që posedonin këto para t’i kthejnë në polici.