Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë ku ka zbuluar se brenda vitit 2023 do të ketë zhvillime për përcaktimin e zonave detare.
Dendias tha se pavarësisht se në dukje duket sikur nuk ka lëvizje, ka zhvillime.
“Po, ka zhvillime. Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë një dokument prokure, t’ia dorëzojë presidentit të vendit, me sa dimë, por kjo nuk është çështja jonë.. Dhe sigurisht që mundemi… (të kemi zhvillime brenda 2023). Nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po, do të thosha se brenda 2023 pres të kemi zhvillime” – tha Dendias.
Në parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territoriale të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon. Këtë dy palët e kanë çuar në Hagë.