Dy shtetas të huaj kanë tentuar që të fusin në Shqipëri para të padeklaruara. Policia në Rinas ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 40 mijë paund të cilat posedoheshin nga një shtetas anglez dhe një shtetase italiane. Këto dy të fundit janë vendosur nën hetim në gjendje të lirë.
Paratë ishin ndarë, ku 20 mijë paund shtetasi anglez i kishte fshehur në trup, ndërsa 20 mijë paund të tjera ishin fshehur në çantën e dorës nga shtetasja italiane.
Gjithashtu për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi H. P., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasen D. I., për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.