2 zhdukje janë raportuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se familjarët kanë denoncuar zhdukjen e Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” me precedente të mëparshëm kriminal. Denoncimi është bërë pak ditë më parë në komisariatin e Sarandës, ndërsa policia ka nisur kërkimet.
46 vjeçari Thodhori është një emër i njohur për drejtësinë i dënuar disa herë dhe i dyshuar si pjesmarres ne Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ai ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini, i cili vrau biznesmenin Jaho Bajo. Ka qenë i dënuar për moskallëzim krimi, “vjedhje” dhe “mashtrim”.
Përpos tij është zhdukur edhe një person tjeter, Fatmir Sulovari, lidhja mes tyre nuk dihet ende. Burime të policisë thanë se po kryejnë këqyrje të kamerave të sigurisë dhe kontrolle në ambiente të ndryshme, pas denoncimeve te familjareve. Fatmir Sulovari i njohur dhe emrim Fatmir Krasniqi, 46 vjec ka qenë i dënuar për armë pa leje dhe plagosje. Vetëm një vit më parë ishte arrestuar në Lushnje me disa doza kanabis në makinë.