Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, i cili vrau 2 motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.
Ai iu drejtua Apelit, duke kërkuar zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kthimin e çështjes për rigjykim, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga trupa gjykuese me drejtuese Valdete Hoxhën.
Krimi i dyfisht ndodhi më 31 Dhjetor 2020 në zonën e Astirit në kryeqytet, ku Përparim Ademi shkoi i armatosur me kallashnikov, të cilin e kishte fshehur në një çantë, pranë banesës jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.
Sapo kanë hapur derën dy motrat ai ka qëlluar me breshëri duke i lënë të vdekura në vend.