Duke filluar nga dita e sotme dhe deri ditën e enjte mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Gjithashtu pritet edhe rritje graduale e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës. Temperaturat minimale pritet të jenë 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 21 gradë Celsius.