Gjermania po humbet fuqinë ekonomike, ndër të tjera, për shkak se ka një problem me një shoqëri të plakur dhe një numër të pamjaftueshëm punëtorësh, dhe braktisja e gazit, naftës dhe qymyrit ndikon në rritjen e çmimeve të energjisë, u njoftua të premten pas hulumtimit të universiteti i Mynihut.
Thuhet se, në vend të recesionit të paralajmëruar, pritet një rritje e vogël ekonomike prej 0.3 për qind, sepse dimri ishte i butë, kurse konsumi i energjisë ishte më i ulët se sa pritej, transmeton Deutsche Welle (DW).
“Rënia ekonomike në gjysmën e dimrit të vitit 2022/23 ka qenë ndoshta më e vogël nga ç’pritej në vjeshtë”, tha Timo Wollmershauser, një profesor në Institutin Ifo për Kërkime Ekonomike në Universitetin e Mynihut.
Instituti Ifo i përket një grupi prej katër instituteve kryesore kërkimore ekonomike gjermane që përgatisin parashikimet e zhvillimit ekonomik për qeverinë dy herë në vit, dhe këtë pranverë atyre iu bashkua një institut kërkimor nga Austria.
Parashikimet e tyre janë të rëndësishme për vlerësimin e taksave, dhe për rrjedhojë për krijimin e buxhetit federal.
Wollmershauser vëren se industria ka shumë porosi, megjithëse kushtet e përgjithshme nuk janë të favorshme për biznesin.
“Problemet e përhershme me shpërndarjen e produkteve gjysëm të gatshme, kërcimet ekstreme të çmimeve të energjisë dhe mungesa e punëtorëve reduktuan mundësitë e prodhimit të ekonomisë gjermane dhe penguan një rritje më të fortë të produktit të brendshëm bruto [GDP]”, numëron profesori i Mynihut.
Për vitin 2024, ekspertët presin një rritje prej 1.5 për qind, por ky është ende një vlerësim mjaft i pasigurt, sepse ka shumë të panjohura dhe shtojnë se tensionet gjeopolitike apo temperaturat e ulëta mund të bëjnë që çmimet të rriten sërish në çdo kohë.
“Rreziku i mungesës së gazit dimrin e ardhshëm ekziston ende”, thotë Wollmershauser.
Ai thotë se parashikimet afatmesme nuk janë rozë.
“Sipas vlerësimeve tona, norma mesatare e rritjes së ekonomisë gjermane do të jetë vetëm rreth gjysmë për qind në fund të dekadës”, thotë profesori.