Territori shqiptar mbetet i përfshirë nga masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në të gjithë vendin tonë intervale të gjata me vranësira të shpeshta. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme në vendin tonë, duke bërë që në ultësirën perëndimore të ketë edhe momente me pika shiu.
Ndërsa në zonat malore, Verilindore dhe Juglindore do të ketë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke
u luhatur nga -1°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.