Një situatë e pazakontë ka ndodhur me një shqiptar në Britani të Madhe.
Agim Agaj, 53-vjeç është vënë në pranga pasi efektivët e akuzonin se kishte lëndë narkotike të llojit kanabis, mirëpo në fakt rezultoi të ishte çaj mali.
“Ishin dy policë. Një hapi derën e furgonit dhe pa se kisha një enë të madhe plastike. Ai i tha policit tjetër: ‘Ai ka marijuanë!’. Unë thashë, ‘Kjo nuk është drogë. Është çaj mali!’. Ata nuk dëgjuan. Më arrestuan menjëherë. Çaji nuk duket aspak si bimë kanabisi. Nuk ka erë si bari. Edhe një fëmijë mund të shohë se çfarë është çaji dhe çfarë është kanabisi”, tha Agaj.
Ai tregon se ishte hera e parë që arrestohej në jetën e tij dhe e ka cilësuar si të frikshme.