President i Ukrainës Volodymyr Zelensky u premtoi bashkatdhetarëve të tij se asnjë gjurmë e vetme e Rusisë nuk do të mbetej në territorin ukrainas, duke përsëritur sigurinë e tij se fitorja mbi pushtuesit është çështje kohe.
Në një video mesazh teksa kanë kaluar 400 ditë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Presidenti Zelensky vlerësoi forcat e armatosura të vendit të tij për luftën e tyre.
“Heroizmi i ukrainasve do të jetë i paharrueshëm anembanë botës,” theksoi ai.
“Ne nuk do të lëmë asnjë gjurmë të vetme të Rusisë në territorin tonë dhe nuk do ta lëmë armikun të pandëshkuar,” u zotua ai.
“Le të bëjmë gjithçka që ajo ditë të vijë më shpejt kur mund t’ju falënderoj, të dashur ukrainas, për fitoren tonë,” përfundon Presidenti Zelensky në mesazhin e tij.