Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gramshit, ku një pacient është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Gramshit ku ishte i shtruar. Si pasojë e hedhjes, 67-vjeçari Hekuran Llapushi përfundoi në tarracën e katit të dytë të spitalit duke marrë fraktura të shumta në trup dhe duke i shkaktuar hemorragji.
67-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Tiranës dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.