Qyteti i Kavajës është bërë dëshmitar i një ngjarjeje të rëndë të mërkurën e 29 marsit.
Sipas njoftimit të Policisë, dy shtetas janë konfliktuar fatalisht me njëri-tjetrin pa zbuluar arsyet e sherrit.
“Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa”, shkruhet fillimisht në njoftim.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues”, njofton policia.